Në Shqipëri do të krijohet një regjistër i dixhitalizuar të shtigjeve në zonat malore. Ministria e Turizmit ka hartuar një rregullore të posaçme për administrimin e shtigjeve turistike, e cila është hedhur për konsultim publik. Rregullorja e re pritet t’i vijë të nxisë turizmin malor dhe rekrativ si dhe t’u vijë në ndihmë turistëve të huaj që të shmangin incidentet gjatë eksplorimit të zonave.
“Kjo rregullore synon të krijojë kushtet e nevojshme për standardizimin dhe mirëadministrimin e shtigjeve, për të promovuar rekreacionin në natyrë, turizmin rural dhe atë të aventurës, për të garantuar sigurinë e vizitorëve të shtigjeve dhe ruajtur mjedisin”, thotë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Shtigjet identifikohen me numra tre ose katër shifrorë. Shifra e parë dhe e dytë përfaqëson Bashkinë ku ndodhet shtegu, ndërsa shifra e tretë dhe e katërt, vetë shtegun. Trajnimi dhe certifikimi për shtegmbajtësit kryhet nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, si dhe nga subjekte të tjerë, të licencuar nga institucionet kompetente.
Tv Klan