Carlo Ancelotti pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, ndonëse ai e ka mohuar diçka të tillë.

E ardhmja e teknikut italian mund të jetë në Serinë A. Sipas “AS”, pronarët e Romës duan t’i besojnë drejtimin e skuadrës trajnerit të madrilenëve.

Madje thuhet se po përgatitet një ofertë e majme, për ta bindur 65-vjeçarin. Te verdhekuqtë duan të zgjidhin njëherë e mirë çështjen e trajnerit, pas eksperimenteve me De Rossi-n, Juric dhe Ranierin.

Në deklaratën e fundit, i pyetur në lidhje me këto zëra, Ancelotti la një derë të hapur.

Flitet shumë për një lëvizje të mundshme te Roma, por unë jam i lumtur në Madrid dhe dua të qëndroj gjatë këtu. Ranierin e kam mik dhe po shkon mirë. Jam i lumtur për të. Me Romën kam një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kujtime të bukura, por ka një rrugë të gjatë përpara. Kam edhe dy vite kontratë këtu, por kontratat mund të ndërpriten ose rinovohen…”, tha Ancelotti.  

/tvklan.al