Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka konsideruar të tejkaluar klimën e ftohtë në marrëdhëniet me Edi Ramën që pasoi këto muaj të burgosjes se ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Para dhjetëra gazetarëve te pranishëm në hapjen e Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut Mitsotakis vendosi si kusht për Tiranën në rrugën e integrimit çështjen e të drejtave pronësore të minoritareve greke që jetojnë në vendin tonë.
Kyriakos Mitsotakis: Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë edhe Shqipërinë.Këto muaj kemi kaluar një kohë të vështirë ne keto marrëdhënie por nuk dua të flas në detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua që të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne këtu në Panairin Ndërkombëtar. Ai përjetoi një aventurë krejtësisht të padrejtë dhe të panevojshme që më në fund mbaroi. Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet tona duke i parë në plan më të gjerë pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, duam që të jenë shumë të mira, që kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke.
Çështja e të drejtave të tyre pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet ne diskutime ndaj ajo që ne do të bëjmë është që të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht. Ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane.
Gjateë konferencës u dha lajmi se pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale të Janinës prej 19 vitesh më në fund ministria greke e Transportit kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavijë, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve.
Klan News