Genc Pollo: “Ne i rimbursojmë prindërit për shpenzime që ata bëjnë kur blejnë librat shkollor të fëmijëve të tyre dhe familjet në nevojë këtë rimbursim do ta marrin 100%, por ajo që propozon Edi Rama është skema e PS dhe gjatë 8 viteve të saj kur premtoi se librat shkollor do ishin falas, por të gjithë prindërit i blinin librat shkollor në tregun e zi me super çmime. Ndërkohë që fondet e subvencionit i merrnin shtypshkronjat e përzgjedhura me tender. Ky ka qenë realiteti që ka pasur PS-ja, këtë propozon dhe Edi Rama ashtu siç propozon edhe heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë. Dy propozime të certifikuara si korruptive dhe ajo që është e qartë është se Edi Rama propozon që skemën e vet bashkiake të ndërtim Eftimit ta ngrejë në rang vendi, në rang republike.”
Eduard Shalsi: “Politika e vjetër shpif se diçka do të mbetet do të marrë fund në 28 qershor dhe një politikë e re, ajo e kulturës qytetare do të mundësojë transformimin e Shqipërisë si Tirana. Sajesat me lejet e ndërtimit, sharjet, më vjen keq që do përdor një fjalë “me libër shpie” të këtyre zotërinjve nuk janë gjë tjetër përveçse e kaluara që po jep shpirt. Ndërkohë që idetë, alternativat, zgjidhjet tona janë e reja që po merr jetë.”/tvklan.al