Rezultatet e laboratorit të kriminalistikës e kanë kualifikuar Arben Isufajn të përfshirë në një krim në 90% të mundësive.
Ky është informacioni që marrim nga zyrat e këtij laboratori, të cilat pasi kanë siguruar gjurmët e marra në një vendngjarje kanë dalë në konkluzione.
Ata thonë se kanë bërë me dhjetëra akte ekspertimi dhe në asnjë rast gjurmët e gjetura në vendin e krimit nuk janë përputhur plotësisht me atë të dyshuarit, Arben Isufaj.
Në shenjat e gishtërinjve mungonin elementë të rëndësishëm që e bënin këtë akt edhe më të vështirë për identifikim.
Për të siguruar një përgjigje më të saktë prokurorët e dërguan provën e vetme të pakontestueshme në Angli.
Ky është dhe preteksti që prokuroria kërkoi mbajtjen e Arben Isufajt në qeli edhe për 45 ditë të tjera.
Deri në pritje të letër-porosisë nga Anglia në përgjigjen e rezultateve të akt-ekspertimit, Isufaj do të mbahet në gjendje arresti dhe pse Gjykata e Lartë ishte shprehur në heqjen e kësaj mase.
Në një prokurë lëshuar avokatit mbrojtës, Genc Gjokutaj, Arben Isufaj nuk ka pranuar të jetë prezent gjatë vendimit për masën e arrestit me burg./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani