Fatura financiare nuk pengon zbatimin e ligjit të pronave. Sipas deputetit demokrat Ridvan Bode buxheti i shtetit parashikon afro 5 miliard lekë jashtë skeme për grupe të ndryshme shoqërore. Partia Socialiste sipas Bodes ka mbajtur qëndrim klasor ndaj ish pronarëve.

Ridvan Bode: “Në buxhetin aktual janë rreth 5 miliard lekë të reja që paguhen nga buxheti i shtetit jashtl skemls sl tij funksionale dhe të mirtuar nëpërmjet përjashtimeve për grupe të caktuara shoqërore, të cilat kanë kërkuar të drejta suplementare në krahasim me grupe të tjera dhe që i kanë përfituar këto, por shpresa e ish pronarëve dhe sikurse ish të përndjekurve politik përbëjnë sipas qëndrrimeve të maxhorancës aktuale dy shtresat shoqërore që nuk i përkasin masës së votave që mbështet qeverisjen aktuale”.

Deputeti socialist Ylli Bufi konsideron se kompesimi nuk ka vetëm natyrë financiare dhe është plotësisht i përballueshëm nga buxheti i shtetit.

Ylli Bufi: “Nuk është fjala që kjo do të na angazhojë mjete të rëndësishme financiare që do të bllokojnë mundësinë e zhvillimit në të gjithë vëndin. Është e kundërta, unë themë që impakti që do të japi ky ligj i miratuar në zhvillimin ekonomik të vendit do të jetë shumë i rëndësishëm./tvklan.al