Të martën, qeveria e ishullit Barbados në Karaibe njoftoi se ata po planifikojnë të lenë plotësisht të kaluarën e tyre koloniale. Kjo do të thotë se shumë shpejt kanë në plan që të largojnë si kreun e shtetit, Mbretëreshën 94-vjeçare Elizabeth, për ta zëvendësuar me një kryetare nga vendi i tyre.
Menjëherë pas këtij njoftimi, fansat e Rihanna-s “nominuan” këngëtaren 32-vjeçare, si kryetare të ardhshme të vendit.
Ata thanë se “është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si kryetare të shtetit dhe në vend të saj të vijë Mbretëreshë Robyn Rihanna”.
Thirrja që Rihanna të bëhet kryetarja e Barbados nuk është e pamundur, duke marrë parasysh që në vitin 2018, ajo u emërua Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme në këtë vend, një përgjegjësi që iu dha kushtuar promovimit të turizmit, arsimit dhe investimeve në vend. Ndërsa në 2017, rruga në të cilën ajo u rrit, u riemërua si Rihanna Drive.
Që nga ajo kohë, këngëtarja e njohur ka siguruar mbështetje financiare për vendin për përmirësimet e nevojshme të infrastrukturës dhe së fundmi, ka dhënë ndihmë të madhe në luftën kundër koronavirusit. /tvklan.al