Java e 13-të në Kategorinë e Parë, ka konfirmuar edhe njëherë tjetër skuadrat pretendente, që duket se do të luftojnë për ngjitjen në elitë.

Flamurtari nuk e lëshon vendin e parë, pasi qëndron në krye me 32 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Besës dhe Vorës. Me këto tri ekipe të shkëputura në krye, renditja më pas vazhdon me Kastriotin me 23 pikë, Burreli me 20 pikë dhe Pogradeci me 18 pikë.

Apolonia mban vendin e shtatë me 15 pikë, po aq sa edhe Lushnja e vendit të tetë. Kukësi ndodhet në pozita aspak komode, pasi renditet i nënti me 13 pikë.

Tre vendet e fundit mbahen nga Korabi me 11 pikë, Valbona me 9 pikë dhe Erzeni me vetëm 2 pikë të grumbulluara. /tvklan.al