Rikuperim i rëndësishëm te skuadra e Milanit. Trajneri Paulo Fonseca, do të ketë të gatshëm për sfidën e radhës sulmuesin Alvaro Morata.
Spanjolli ka lënë pas krahëve dëmtimin e tij dhe do të grumbullohet për sfidën e kësaj fundjave ndaj Venezia-s.
Morata u dëmtua ndaj Torinos në ndeshjen e parë të kampionatit. Lojtari pritet të jetë në stol në kampionat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të luajë titullar ndaj Liverpool-it në Ligën e Kampioneve dhe më pas në derbin ndaj Interit.
E sigurt është që në sulmin kuqezi ndaj Venezia-s, do të aktivizohet sulmuesi i afruar në fund të merkatos, Tammy Abraham. /tvklan.al