Arben Ristani: “Në fakt nuk është se nuk e kishim parashikuar është tashmë e njohur edhe në proceset e tjera zgjedhore që kemi kaluar, nuk ka arritur të përfundohet numërimi brenda  orarit ligjor. Këtë herë patëm dhe problematikat që u përdor teknologjia që ju e dini dhe  u ndodhëm përpara faktit që komisionarët dhe grupet e numërimit nuk ishin ën gjendje ta përdornin ashtu siç duhet ku krijuan disa problematika. Kjo në fakt ka ardhur dhe për shkak të një parregullsie që ne e kemi bërë shuam herë prezent që vjen lidhur me faktin që partitë politike nuk prunë në kohë komisionarët dhe grupet e numërimit, duke na penguar në trajnimet tona dhe kjo mungesë trajnimi është ajo që reflektohet tani në punën relativisht jo të kënaqshme të njerëzve që administrojnë teknologjinë dhe procesin. Megjithatë procesi po ecën qetë,  teknologjia nga ana tjetër ka dhënë rezultatet e saj lidhur me transparencën dhe me mbajtjen në kontroll të procesit. Megjithatë jemi në pritje dhe duke ndjekur problematikat kudo. Ajo që doja të theksoja është që po ndjekim nga afër disa shkelje që na ndodhin në KZAZ të ndryshme, në vende numërimi të votave ku anëtarë të KZQAZ-ve largohen  nga detyra ose anëtarë të grupeve të numërimit largohen  nga detyra. Jemi duke ndjekur nga afër dhe gjej dhe rastin ti kujtoj se në rastin që shkeljet do të jenë të tilla që do të pengojnë dhe procesin do të ndeshen sigurisht me një reagim të ashpër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që ta përmbyllim me sukses procesin ashtu sikurse ka nisur dhe fjalët e mira që kemi thënë gjatë këtyre ditëve të përfundojnë si të tilla deri në fund. Përsëri ka pasur problematika në qarkun e Shkodrës, në komunën e Bushatit. Atje riel në pah mesa duket gjithmonë problematika dhe jemi duke u bërë gati për të ndërhyrë fort.

Ka një mesatare te 35%. Mendoj që në vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtar ka gjetur pasqyrim puna e mirë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Unë si të thuash mund të konfirmoni dhe ato fjalë që ju kemi biseduar bashkë në konferencat e shtypit. Ju kam thënë se Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka pasur si objektiv të tij të shtojë besueshmërinë te procesi duke rritur maksimalisht transparencën dhe pikërisht kjo gjë ka gjetur pasqyrim te raporti i ndërkombëtarëve ku është përmendur që pasqyrim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hapa të mëdha përpara në drejtim të transparencës të procesit dhe mirmenaxhimit të procesit. Është përmendur që politika apo mënyra e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë  gjithëpërfshirëse dhe jam realisht i kënaqur për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në menaxhimin e këtij procesi deri në këto momente.”/tvklan.al