Barcelona regjistroi fitoren e dytë radhazi në La Liga, pasi mposhti Alaves-in minimalisht.
Një gol i shënuar nga Robert Lewandowski i dha triumfin katalanasve, që ngushtojnë diferencën me dy vendet e para.
Ky sukses e ngjit Barcelonën në kuotën e 45 pikëve, në vendin e tretë, 3 më pak se Atletico dhe 4 pikë më pak se Reali kryesues.
Sfida e radhës vendos skuadrën e Hansi Flick përballë Sevilla-s, në një përballje ku do të kërkohen me çdo kusht tre pikët. /tvklan.al