Al Nassr nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi dështuan të fitojnë trofeun e parë. Al Hilal i mposhti në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, duke vënë në dilemë pozicionin e trajnerit Luis Castro.

Tekniku portugez është në prag të shkarkimit, me drejtuesit që prej ditësh kanë nisur të shikojnë për alternativa të tjera.

Cristiano Ronaldo, sipas “Marca”, ka sugjeruar për stolin trajnerin francez, Zinedin Zidane.

Luzitani kërkon të ribashkohet me trajnerin, me të cilin bëri histori te Real Madrid, aty ku fituan Champions League tre herë radhazi.

Ronaldo preferon Zidanen si trajner të Al Nassr, pasi beson se më të në drejtim, skuadra do të rikthehet të fitimi i trofeve.

Megjithatë duket e vështirë që kjo të ndodhë, sepse tekniku 52-vjeçae synon stolin e kombëtares së Francës dhe nuk pritet të pranojë të ulet në stolin e klubit arab. /tvklan.al