“Reformat e vendosura duhet edhe të zbatohen e realizohen.” Keshtu shprehet Mikael Roth, ministër shteti për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane në një intervistë për Dojce Vele.
Ai thotë se reformat e vendosura nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por edhe të zbatohen e realizohen. Kjo vlen për reformën në drejtësi dhe administratë, veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Përsa i përket stastusit të vendit kandidat, Roth shprehet se vendimin për këtë do ta marrin së bashku me partnerët tanë në BE në muajin qershor.
Sipas tij është e rëndësishme që Shqipëria deri atëherë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e reformave të nisura.