Përveç shfaqjes “A flasim për burrat”, Rozana Radin e ka dërguar në Korçë edhe një arsye tjetër. E ftuara e “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan tashmë prej disa vitesh ka një dyqan të këndshëm veshjesh që quhet “Rose”dhe që është zgjeruar nga një trëndafil i vetëm në një kopsht të bukur. Një kopsht që do të presë edhe miqtë e Rozanës në një mbrëmje të bukur artistike, shumë shpejt, detajet për të cilën i tregon tashmë vetë ajo.
Orinda Huta: Ndërkohë ti ke çuar dhe biznesin tënd në Korçë apo jo?
Rozana Radi: Ka filluar gjithçka,a kemi një “Rose” në Korçë. Ne po punojmë për një rrugë “Rose”, rruga e trëndafilave. Atje ka gjithçka që ka të bëjë me “Rose” në Tiranë dhe është një ambient i bukur ku vajzat edhe gratë kush ka dëshirë të shkojë, ne po e mbushim me trëndafila pjesën e dyqanit. Është një ambient i bukur për të bërë një fotografi, tashmë janë në modë selfie-t edhe fotot. Pse jo, një pikëtakimi në Korçë tek “Rruga Rose”.
Orinda Huta: Koleksione të reja do të kemi këtë vit?
Rozana Radi: Ka plot, ti ke qenë kështu si, si i thuhet këtyre që të presin flokët kur lind…
Orinda Huta: Si nun?
Rozana Radi: Si nuni i “Rose”, kemi sjellë shumë ngjyra dhe të kam patur fat. Shpresoj të të kem fat edhe për disa gjëra të tjera. Më kap pak hundën.
Rozana Radi: Unë do doja në Korçë të bënim një koncert me të gjitha këngët e mia që kam kënduar vetë, por me tekstet e mia që kanë kënduar të tjerët. Do të jetë një mbrëmje mes miqsh. Një mbrëmje gala, në kopshtin e “Rose”. Do të kemi artistë që do interpretojnë poezitë e mia, por ka patur shumë gra korçare artiste të cilat kanë shkruar shumë bukur për dashurinë dhe pse nuk jetojnë më, ato do të jenë pjesë e kopshtit të “Rose”.
Orinda Huta: Kur mendon se do të jetë?
Rozana Radi: Shumë shpejt, ja të mbarojmë shfaqjen e do ta përgatisim./tvklan.al