E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja Rozana Radi e cila ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë dhe pa doreza. E pyetur nga Ardit Gjebresa se ke humbje do vuante më shumë atë të motrës apo bashkëshorti, Rozana shprehet se janë dy dashuri të ndryshme, por do preferonte që të humbiste veten më dhe jo motrën.
Ardit Gjebrea: Ti ke një motër shumë të mirë që ja kë ngrënë shpirtin, pse e torturon aq shumë?
Rozana Radi: Nuk e torturoj thjesht Andetës i ka rënë në hise të më ketë mua motër. Është shumë e lumtur që jam motra e saj. Ajo ka plotësuar pak mungesën e mamit. Shtëpia jonë ishte shumë e madhe dhe e mbushur plot me artistë. Një ditë ajo ngeli bosh dhe të gjithë këtë zbrazëtirën më dha largimi i dy prindërve, Andeta harroi familjen e saj, ndonjëherë vonohej në shtëpinë e saj, tek fëmijët e saj dhe më përkushtohej mua.
Ardit Gjebrea: Kë torturon më shumë Andetën apo Shpëtimin?
Rozana Radi: Andetën, ç’taksirat ka Shpëtimi, Andetën e kam taksirat.
Ardit Gjebrea: Për kë do vuaje më shumë nga humbja e Andetës apo Shpëtimit?
Rozana Radi: Janë dashuri të ndryshme, për Andetën nëse do e humbja do shkoj tek ato dramat e mëdha, do doja më mirë që të humbja sesa të humbiste Andeta. Kurse për Shpëtimin, nëse do e humbja do ta vuaja. /tvklan.al