Lajme Arkiva 2004

Rrezikohet jeta e 20 familjeve në periferi të qytetit të Librazhdit. Një masiv i madh dheu ka rrëshqitur nga mali dhe ka bërë që një pjesë e familjeve që banojnë aty të braktisin shtëpitë, ndërsa pjesa tjetër që  nuk ka asnjë mundësi tjetër strehimi, jeton me frikë se nga çasti në çast banesa e tyre mund të përfshihet nga një katastrofë.

Banor i zonës: “Më të afërtat ka qenë një  shpi banimi. Iku dhe ajo e morri lumi. Dhe ai ka ikur edhe ai me qira ka ikur, s’kemi ça të bëjmë. Ça të themi më ne të shkretët”.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur tre ditë më parë dhe ka bllokuar rrugën ndërsa janë raportuar edhe disa dëme materiale në  shtëpitë aty pranë. Zona në afërsi të malit të babis ka pasur rrëshqitje, por jo në këto përmasa  tregojnë banorët. Sipas tyre shkak është bërë jo vetëm struktura e paqëndrueshme e tokës, por edhe plasja masive e municioneve luftarake që është  kryer thuajse gjatë një muaji.

Ekspertët që janë njohur prej kohësh me problemet e kësaj zone kanë vendosur që të hapen tarraca  dhe të mbillen drurë  në shpatin e malit, por kjo ende  nuk është bërë e mundur.

Banorët kanë paralajmëruar se një tjetër masiv dheu përafërsisht 30 metra i gjerë  dhe me një volum  qindra metra kub, është shkëputur nga mali dhe rrezikon të përfshijë këtë zonë nga çasti në çast./tvklan.al