Një helikopter u rrëzua në një qiellgërvishtëse në lagjen Manhattan të New York, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.
Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur. Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe po vihen nën kontroll.
Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.“Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është tronditur”, tha Cuomo.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u njoftua për incidentin, konfirmoi zyrtari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley. /REL