Një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një rrufe këtë të martë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Sukaj të njësisë administrative Dajç, në Shkodër.
Policia tha se një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.
Për pasojë ka ndërruar jetë 53-vjeçarja V. L., banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime N.V. rreth 60 vjeç dhe C. L. rreth 50 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Moti me diell ia ka lënë vendin motit të paqëndrueshëm dhe me rrufe këtë të martë në veri të vendit. /tvklan.al