#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Alba Ruço, gjemologia e vetme në Shqipëri

Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një mikeshë të programit
tonë. Ajo është gjemologe, një profesion i rrallë ky në vendin tonë, por shumë interesant dhe I
bukur, pasi merret pikërisht me gurët e çmuar. Por nuk do të flasim sot vetëm për profesionin e
saj, gjithashtu edhe për një arritje që babai i saj Pirro Ruco dhe ajo ka bërë pak kohë më parë…
“Pasioni Primordial” është ora e parë e krijuar dhe prodhuar në Shqipëri. Siç edhe nga vetë
emri, u desh pasioni i një jete dhe 5 vite punë sa intensive, aq edhe e kujdesshme për ta
realizuar.
Për këtë arritje dhe jo vetëm, por edhe sesi ka qenë ky vit që është duke u përmbyllur për të do
të kemi në studio gjemologen Alba Ruço.

Baronesha, premium food! Produkte limited edition dhe shporta festive

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe padyshim që të gjithë po kërkojmë diccka të mirë, të
bukur, por njëkohësisht dhe të shijshme për të ua dhuruar njërëzve tanë të afërt, familjarëve
apo kolegëve tanë të punës. Sot do të flasim për një nga supermarketet më të veçantë, i cili
ndodhet në zemrën e Bllokut në Tiranë, që prej 8 vitesh ofron produkte të cilësisë më të lartë.
Baronesha ofron një përzgjedhje të gjerë produktesh të importuara, duke sjellë të gjitha shijet e
botës direkte në tavolinën tuaj.
Nga produktet italiane, angleze, franceze, gjermane, amerikane deri tek ato aziatike dhe artikuj
ekskluzivë që nuk mund t’i gjeni kudo tjetër, Baronesha është vendi ku kualiteti është i
garantuar.
Për tu njohur më shumë se cilat janë këto produkte që ofrohen pranë supermarketit Baronesha
dhe ato më të pëlqyerat nga klientët, do të sjellim në materialin e parë një insert që na bën një
prezantim…

Epoka e Plutonit në Ujor, Meri Shehu: Çfarë na pret për 20 vitet e ardhshme

Plutoni në Ujor do të na sjellë ngjarje karmike në 20 vitet e ardhshme, transformime të forta, ndryshime hierarkish e sistemesh. Meri Shehu shpjegon në “Rudina” në Tv Klan se duke qenë në një shenjë që në qendër ka njerëzimin siç është Ujori, do të prekë shumë reformat dhe progresin e lidhur me të.

Duke u përqendruar pak më shumë te Ujori, astrologia rendit aspektet në të cilat kjo shenjë do të preket më së shumti.

Rudina Magjistari: Cila do të jetë shenja më e favorizuar nga ky planet përgjatë këtyre 20 viteve?

Meri Shehu: Vetë shenja ku është Plutoni është Ujori, është në shtëpinë e parë, e ka në anën e vet personale, do të ketë të bëjë me pushtetin që ai kërkon ta zhvillojë te vetja dhe si ta përhapë te të tjerët,  të ndihmojë dhe të procedojë me njerëzit, reformat, teknologjinë, me dixhitalizimin, kjo do të jetë epoka e artë e dixhitalizimit.

Veç Ujorit, shenja të tjera ku do të ndihet ndikimi i fortë i Plutonit janë shenjat fikse si Demi, Luani e Akrepi.

Meri Shehu: Plutoni nuk njeh vdekje, njeh vdekjen dhe jetën në mënyrën e rigjenerimit, metamorfozës,  rilindjes kështu që nuk mund të flasim, është vdekje figurative. Do të ndikojë shumë te 4 shenjat statike që janë Ujorët, Luanët, Demët dhe Akrepët. Ujorët do ta kenë në fushën e pushtetit, si e mbajnë për vete,  si e fitojnë, si e shpërndajnë me të tjerët, me këto idetë revolucionare, me surprizat, me një  terren të pashkelur, me udhëtimet hapësinore, me gjëra që ne nuk i kemi parë dhe nuk kemi krijuar. Demi do të ketë të bëjë me problematika, me njerëz me pushtet, me njerëz me figura të mëdha, Akrepi do të ketë rigjenerim dhe ndryshime të fuqishme në çështjet  familjare, Luani duhet të mësojë mirë bashkëpunimin me të tjerët ose marrëdhëniet në çift, marrëdhëniet e ngushta në biznes  sepse të tjerët do të marrin më shumë pushtet për të rigjeneruar çdo gjë dhe Luanëve nuk u ngelet shumë forcë, Dashët do të kenë të bëjnë me ligjin, do të shikojnë si do të ushtrojnë aktivietet me ligjin dhe bashkëpunimet me jashtë, Binjakët e kanë me udhëtimet dhe kontaktet, Gaforret me ekonominë dhe pasurinë shpirtërore, Virgjëresha e kanë me ekonominë dhe sigurinë shpirtërore etj.

/tvklan.al