Të ftuar: Anila Çobani, Bujar Zhuri, Silvana Bushati, Valentina Telhaj, Arnold Balla, Artan Balla, Kastriot Capa, Sonila Shehu, Moana Gorezi, Orkida Jahja, Bergi Avdulaj
Divorci në gjumë, a do ta praktikonit për një jetë të lumtur bashkëshortore? Pro dhe kundër
Vëllezërit shqiptarë akrobatë hyjnë në Rekordet Guinnness: Synimi i radhës…
Hynë në Guinness, dy vëllezërit Balla flasin për kontratën me America’s Got Talent
Dy vëllezërit Balla vijojnë të na mahnisin. Pas performancës së jashtëzakonshme në America’s Got Talent (AGT), Arnold dhe Artan Balla kanë hyrë në rekordet Guinnes. Ata kanë hyrë në histori duke vendosur rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër.
Këtë të martë, Arnoldi dhe Artani ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan dhe tha se ideja për të hyrë në rekordin Guinness erdhi pas performancës në AGT.
“Menaxherët që na kanë në menaxhim ishin shtysa që na ndihmuan për pjesën e Got Talent në të gjithë botën. Ishin ata që e morën iniciativën duke na thënë se shiko që kjo është diçka që po bëni ju është për Guinness. Rekordet Guinnes ndahen në dy kategori, është një rekord ekzistues dhe janë ‘performers’ ose persona që e thyejnë, janë edhe ata që vendosin rekord të ri. Ne vendosëm një rekord të ri dhe thyem një rekord pasi e bëmë në 61.95 sekonda”, tha Arnoldi.
Duket se jeta ka marrë për mirë pas suksesit në AGT për dy vëllezërit Balla. Produksioni gjigand amerikan nuk i ka lëshuar pas përfundimit të asaj performance, duke nënshkruar një kontratë me ta. Mjaftojnë të kuptojmë se për një javë do të shkojnë në Teksas për një performancë e më pas në një televizion në Londër.
“Ne çdo gjë e kemi si Balla Brothers, ne jemi edhe me kontratë me produksionin e America’s Got Talent që kemi punuar më përpara. Vazhdojmë të jemi me ata në kontratë. Ata na kanë thënë që ne do të shëtisim botën dhe kur na thanë në fillim ne nuk e besuam, por që paska qenë e vërtetë dhe nuk kemi lënë vend të botës pa shkuar, por që kemi edhe shumë vende për të vizituar”, tha Artani.
Tashmë ata janë zhvendosur në SHBA dhe shfaqjet e tyre janë në të gjithë botën, por më së shumti të bazuara në Amerikë. Megjithatë siç shprehen ata, do ta kishin për kënaqësi që të sillnin akrobacitë e tyre në Shqipëri. Pse jo, mund të na thyejnë edhe një rekord nga sheshi “Skënderbej” siç bënë në “Times Square” të New York.
Duket se suksesi i dy djemve të rinj nga Shqipëria nuk do të ndalet vetëm në SHBA e Europë, por së shpejti akrobacitë e tyre do t’i njohë edhe Kina që shquhet për diçka të tillë./tvklan.al
Shkolla e Mesme “Turgut Ozal”, aty ku suksesi është traditë