Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë reagimin e fundit pas dëshmisë që dha sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se do të vazhdojë betejën për të vërtetën duke pretenduar në pafajësinë e tij.

“Rruga për të vërtetën vazhdon, çdo orë, çdo ditë…deri në fund! Faleminderit të gjithëve”,

shkruan deputeti Saimir Tahiri në postimin e fundit në Facebook.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit si të dyshuar në implikimin e trafikut të drogës. Kuvendi e rrëzoi këtë kërkesë, por aprovoi vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, gjë që u krye dje nga oficerët e policisë gjyqësore. /

tvklan.al