Një burrë, dora e të cilit u shpëtua pasi u qep brenda barkut të tij, pritet që t’i nënshtrohet një operacioni revolucionar, i pari në botë, për të rivendosur përdorimin e lëvizjes së gishtërinjve.
Ish – operatori i makinerive, 43 – vjeç Carlos Mariotti nga jugu i Brazilit humbi të gjithë lëkurën e dorës dhe gishtërinjve në një aksident në punë, në Mars të 2016 -ës.
Dora e tij u zu mes dy makinerive duke i dëmtuar lëkurën, indet, enët e gjakut, duke lënë të ekspozuara kockat dhe tendinat.
Megjithatë, kirurgët u treguan të shpejtë dhe në vend që të t’ia prisnin, ata do ta shpëtonin dorën duke e futur në një vend me inde të buta në barkun e tij, ku qëndroi për 42 ditë.
“Ishte vërtetë një ndjesi e çuditshme sepse mund të ndjeja gishtat që lëviznin brenda trupit”,
shpjegon 43 – vjeçari.
Mariotti pritet që t’i nënshtrohet dy operacioneve. I pari për të ndarë dorën në dy pjesë, ndërsa pak muaj më vonë ai do të ketë më në fund dorën e plotë, pasi kirurgët do të realizojnë rindërtimin e saj./tvklan.al