Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, në një prononcim për mediat është shprehur se krimi më i shëmtuar nga Prokuroria e Posaçme është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba.
Berisha ndër të tjera tha se PD ka ngritur padi ndaj Dumanit në Gjykatë ku nga ana e tyre do të ndiqet në të gjitha instancat.
Sali Berisha: Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet. Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje. E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht. Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen. Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat. Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësojë publiku njëherë. Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave. E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij.
Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani. Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019. Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror. Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro. Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë. Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.
Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi. E kuptoni ju se çfarë janë këta? Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme…
/tvklan.al