Deputetit demokrat Flamur Noka duket se i është vjedhur llogaria online. Në faqen e tij, ai reklamon fitime të mëdha me pak investim, gjë që të bën të dyshosh se llogaria e tij është vjedhur. Kjo vjen në një kohë kur Noka përflitet se është vënë nën hetim pasuror nga SPAK.

Nga kjo situatë, drejtuesit e emisionit “Stop” në Tv Klan, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj kanë disa pyetje, por edhe ‘zgjidhje’.

Saimir Kodra: Pyetja që shtrohet është kjo: a ka më siguri kombëtare ky vend?

Gentian Zenelaj: Jo.

Saimir Kodra: Çfarë duhet të bëjmë ne për të rritur sigurinë kombëtare, jo vetëm të Shqipërisë patjetër…

Gentian Zenelaj: Të mbyllim Facebook-un!

Saimir Kodra: Çfarë të bëjmë?

Gentian Zenelaj: Do na e vjedhin që do na e vjedhin, ta mbyllim fare.

Saimir Kodra: Kjo ishte një. Pyetja tjetër që vjen nga salla, jo imja kjo.

Gentian Zenelaj: Më mirë kur i kishim raketat pa “password”.

Saimir Kodra: Mos ndoshta vërtet nuk është i kriptuar, është një lojë e z. Noka…

Gentian Zenelaj: Që ne të biem në grackën e tij!

Saimir Kodra: Mos është një marketing…

Gentian Zenelaj rendit dy ‘alternativat’ që i kanë mbetur deputetit dhe bashkë me Saimir Kodrën,  përpiqen t’i vijnë në ‘ndihmë’ me disa ide.

Gentian Zenelaj: Ai ka dy rrugë: të ndryshojë “password”-in ose të hapë një adresë të re Flamur Noka 2. Se nuk e bën dot  se ta ka marrë ai i pari.

Saimir Kodra: Pse mos ta bëjë Flamur Noka Twist?

Gentian Zenelaj: Jo more, 1 ose vizë poshtë, 1. Flamur Noka I vërteti.

Saimir Kodra: Hiqi këto shqip, nuk tingëllojnë bukur. Flamur Noka Real.

Gentian Zenelaj: Po, është edhe për këto anglishtfolësit.

Saimir Kodra: Se do të votojnë edhe emigrantët. Flamur Noka Strong.

Gentian Zenelaj: Flamur Noka i dyti i vërteti apo është i treti i vërteti?/tvklan.al