Lajme Arkiva 2003

Këshilltarët e presidentit të republikës Alfred Moisiu bëhen fajtor për mosbalancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për mosndërhyrjen e menjëhershme të kreut të shtetit pas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për zgjedhjen e subashit në KQZ.

Në saj të prishjes së marrëveshjes PD-PS për balancimin e komisionit qendror të zgjedhjeve, tashmë Berisha nuk fajëson vetëm kryeministrin Fatos Nano, por për herë të parë ai bën shkaktar institucionin e presidentit, por nuk thotë se kush prej tyre e mban këtë barrë.

Sali Berisha: Faktikisht, Nano si armik i votës së lirë asgjësoi reformën zgjedhore. E kam theksuar dhe e theksoj se ai është një vendim bandidesk i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Fatos Nanos në të cilin janë të implikuar thellësisht dy këshilltarë të presidentit të republikës. Në atë institucion Fatos Nano ia doli të shkelmoj konsensusin kombëtar për Kodin Zgjedhor.

Këtë deklaratë Berisha e bëri të ditur gjatë takimit që pati me ambasadorin italian të akredituar në Tiranë Januci./tvklan.al