Kryeministri Berisha ka rishprehur dëshirën e tij që eshtrat e Nënë Terezës të prehen në Tiranë, pra nënës dhe motrës së saj.

Duke iu kundërpërgjigjur kështu pozicionimit të autoriteteve indiane mbi këtë çështje. Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, duke thënë se India nuk e ka aprovuar kërkesën e Tiranës.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se çështja mbetet e hapur. Sipas tij duhet që qeveritë e dy vendeve të diskutojnë atë në një të ardhme të afërt duke cituar burime diplomatike, AFP shkruan se Shqipëria ka kërkuar kthimin e eshtrave të Nënë Terezës disa herë prej vitit 2002, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane, Vishnu Prakash, tha të martën se Nënë Tereza, ishte një shtetase indiane dhe për pasoj  eshtrat e saj duhet të qëndrojnë në Indi.

Nënë Tereza, u varros në nëntor të vitit 1997 në Kalku, ku ajo ngriti urdhrin e misionarëve të bamirësisë në vitin 1950.

Kryeministri Berisha thotë në këtë intervistë se është e vërtetë që bamirësja e madhe shqiptare njihet si Nënë Tereza e Kalkutës, sepse ajo është bërë shenjtore përmes shërbesave të saj në këtë vend, por ai shton se shpreson që motrat e urdhrit të misionit të bamirësisë dhe ato të urdhrit të Nënë Tereza, së bashku me autoritet indiane do ta marrin në konsideratë kërkesën që eshtrat e saj të prehen pranë të afërmve në Tiranë.

Regjimi komunist ja ndaloi Nënë Terezës ardhjen në Shqipëri, ku jetonin nënat Drane, Bojaxhiu dhe motra e saj Age, përkthyese e serbo-kroatishtes në Radio Tirana.

Për të parën herë Gonxhe Bojaxhiu, shkeli në Shqipëri në vitin 1989 për të vizituar varret e nënës dhe të motrës.

Në vitin 1993, ajo shoqëroi Papa Gjon Palin e ll në vizitën e tij të parë në Tiranë, e pak muaj më vonë ajo u rikthye për të hapur selinë e parë të misionit të saj në vendin e origjinës./tvklan.al