Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i vendosur masën detyrim paraqitje. Ai e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet “Skrapi” i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të “Skrapit” nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë. Unë çështjen e kam në Strasburg do ta respektoj”, tha Berisha.
Sipas vendimit të Apelit, Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para Policisë Gjyqësore./tvklan.al