Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar videon e kryeministrit Edi Rama të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqej krah Ismail Qemalit.
Kryedemokrati thotë se tashmë Ramës i ka mbetu vetëm shoqërimi virtual me Ismail Qemalin, pasi bashkëpunëtorët e tij në tre mandate vijnë nga bota e krimit ose janë të korruptuar.
“Në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, banditë dhe trafikantë. Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament në postet më të larta. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë”, tha Sali Berisha.
Reagimi i kryetarit të PD, vjen një ditë para se ai të paraqitet në SPAK, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Për këtë masë, PD ka njoftuar strukturat e saj që të mblidhen para ambienteve të SPAK për të kundërshtuar masën e sigurisë kundër Berishës.
Klan News