Diskutimet e udhëheqësve të Bashkimit Evropian përfunduan pa një marrëveshje për postet kryesore të bllokut evropian për pesë vitet e ardhshme.
Vendimi për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së synohet të merret në një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme.
Takimi i drejtuesve evropianë ishte i pari që nga zgjedhjet për Parlamentit Evropian, ku partitë e qendrës së djathtë, por edhe e djathta ekstreme shënuan fitore, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pësuan humbje të rëndë. Gjatë darkës në Bruksel, 27 liderët e vendeve anëtare të bllokut diskutuan se kush duhet të drejtojë Komisionit Evropian, Këshillin Evropian dhe kush duhet të marrë postin e shefit të Politikës së Jashtme.
Pritej gjerësisht që ata të propozonin Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian, ish-kryeministrin portugez Antonio Costa si President të Këshillit Europian dhe kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas si shefe të Politikës së Jashtme.
Megjithatë, presidenti aktual i Këshillit Evropian, Charles Michel pas darkës u tha gazetarëve se nevojitet ende më shumë kohë për të arritur dakordësi.
Aktualiasht Von der Leyen mbetet në pozitat më të favorshme për të siguruar edhe një mandat të dytë, sidomos pas fitores së partisë së saj të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet që u mbajtën nga 6-9 Qershor.
Klan News