Vetëm pak ditë nga përfundimi i samitit Bashkimi i Mesdheut, presidenti Nikolas Sarcozy i ka dërguar një letër falënderimi kryeministrit Sali Berisha, ku i shpreh mirënjohjen për të gjithë angazhimin e tij gjatë punimeve të këtij samiti.
Unë e di që mund të mbështetem në angazhimin tuaj personal, për t’i bërë jehonë përpjekjeve tona në lartësinë e ambicies së përbashkët, shkruan presidenti Sarkozi. Madje nëpërmjet letrës së tij kreu i Elizesë i dërgon një falënderim personal kryeministrit të Shqipërisë për rolin e tij aktiv në suksesin që pati ky takim. Duke vijuar më tej Sarcoky vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të Mesdheut për të realizuar projekte konkrete, që u miratuan gjatë samitit, duke u bazuar në sistemin e ri e të hapur të drejtimit të nismës.
Ju mund të mbështeteni në vendosmërinë e Francës për të mbikëqyrur katoi angazhime të reja në cilësinë e saj si presidente Bashkimit Europian dhe atë të bashkëpresidencës të procesit të Barcelonës, përfundon letra e presidentit francez Nikolas Sarcozy.
Kryetari i qeverisë shqiptare ishte i ftuar në samit krahas liderëve të 43 vendeve të Bashkimit Europian dhe zonës së Mesdheut, një takim që i shërbeu kryeministri Berisha të bëjë lobing për ratifikimin sa më të shpejtë të protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi