Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë është reflektuar edhe në vizitat me anije dhe mjete të tjera lundruese në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.
Sipas kapitenerisë së portit në Vlorë gjatë periudhës Maj-Shtator drejt këtyre dy destinacioneve janë kryer 879 udhëtime turistike me anije me kapacitet mbi 12 persona.
Në total gjatë këtyre 5 muajve, Sazanin dhe Karaburunin e kanë vizituar afro 55 mijë turistë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.
Autoritetet portuale bëjnë të ditur gjithashtu se për të kryer këtë aktivitet janë licensuar 15 anije turistike dhe se transporti i turistëve drejt Sazanit dhe Karaburunit vazhdon ende edhe gjatë muajit Tetor.
Tv Klan