Historia e Selamiut, ishte vërtet një nga ato ngjarje që e shikojmë vetëm nëpër filma. I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai rrëfeu për dasmën ‘fatale’ dhe për bashkëshorten e tij, Fluturën.

Gjatë emisionit, Selamiu tregoi se arsyeja që kishte ftuar në studio Fluturën, ishte për ta falënderuar dhe për të treguar mirënjohje ndaj saj. Kur Ardit Gjebrea, moderatori i programit, e pyeti përse nuk e thirri edhe vajzën me të cilën nuk u martua asnjëherë, ai tha se tashmë kishin kaluar 50 vite dhe nuk donte të krijonte shqetësime të panevojshme.


Ardit Gjebrea: Unë në fakt pyeta Dorinën, kryeredaktoren, dhe i thashë: “Po mirë, Selamiu erdhi me Fluturën, por pse nuk e thirri dhe atë?”

Selamiu: Ajo do ishte gjëja më e bukur dhe unë do ta bëja me dëshirë, në qoftë se do të gjeja mirëkuptim, por kisha hallin e reagimeve të atyre…

Ardit Gjebrea: Dhe të familjes?

Selamiu: Po. Gjithsesi, kanë kaluar 50 vjet dhe tani ajo është bërë gjyshe, do krijoje shqetësime të…

Ardit Gjebrea: Të panevojshme.

Selamiu: Megjithatë, ata e dinë kush isha, ne e dinim kush ishin ata. Mbetën të dy palët të nderuar, të respektuar nga shteti, nga shoqëria, nga opinioni, nga të gjithë. Kjo ishte një fatkeqësi e jona dhe kaq!

Ardit Gjebrea: Qartë! Por edhe mentaliteti ndoshta, ende nuk është i përgatitur për këtë gjë dhe ju keni hezituar, sepse për shembull, nëse do ta transportonim këtë studio, në Francë po them, ata do ta bënin nuk do e kishin problem. Madje do vinte dhe bashkëshorti, do të të falënderonte që shyqyr që ndodhi kështu, se kjo është e imja sot (fillon të qesh). /tvklan.al