30% e femrave shqiptare, dhe 12% e meshkujve vuajnë nga sëmundja e fibromialgjisë që s’është gjë tjetër veçse dhimbja kronike që zgjat mbi 3 muaj.

Kryetari i Shoqatës së Dhimbjes, Apostol Vaso, shprehet se kjo sëmundje nuk njihet mirë në vendin tonë, ndërsa disa nga simptomat e saj janë dobësia trupore apo padëshira për të bërë shumë gjëra.

Apostol Vaso: “Ankohen për dhimbjet e trupit, ankojnë për pagjumësi, ankojnë vetëm për lodhje më tepër në mëngjes sesa në darkë, ankojnë për urinim të shpeshtë, ankojnë për mosperformancë të mirë në punë, ankojnë për këputje, ankojnë për mosdëshirë, që nuk dinë se çfarë duan. Në fakt kjo sëmundje quhet fibromialgji. Në vendet e zhvilluara kjo lëviz nga 7 deri në 15% të femrave, ndërsa në vende të pazhvilluara lëviz nga 15 deri në 30% e femrave dhe në vendet e zhvilluara zë rreth 2 deri në 4% të meshkujve dhe në vendet për zhvillim zë nga 7 deri në 15%”.

Nëse dikush do të shkonte te mjeku me këto simptoma fibromialgjia do të cilësohej si dobësi nervore, ndërsa mjekët për të kuruar këtë sëmundje janë mjekët algolog./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami