Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndërkohë që në pjesën diplomatike vazhdojnë takimet përpjekjet për zgjidhje politike të problemit të Kosovës avionët e Natos kanë vazhduar të godasin mbi objektivat ushtarake e strategjike të jugosllavisë. Mbrëm nata e 35 e bombardimeve në Serbinë jugore afër kufirit me Bullgarinë kanë rënë 16 bomba të Natos.

Mjetet serbe të informimit kanë njoftuar për rreth 20 persona të vrarë. Në selinë e aleancës përmes zëdhënësit, u konfirmua se disa nga rraketat e dirigjuara për një kamp stërvitor kanë shmangur kursin dhe mund të ketë shkaktuar viktima civile.

Agjensia serbe e lajmeve Beta tha se goditjet kanë shkatërruar 200 shtëpi dhe objekte të tjera të infrastrukturës. Shpërthimet sot herët në mëngjes kanë tronditur edhe Beogradin. Me aksionet e mbrëmshme janë goditur gjithashtu objektivat dhe në Kosovë duke përfshirë depo municionesh, instalime radarësh dhe aeroportin në afërsi të Prishtinës. Sipas disa burimeve tri raketa kanë goditur në afërsi të Podgoricës./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe