A do ta rrezikonit jetën tuaj duke marrë pjesë në lojëra për fëmijë nëse kjo do të thoshte të fitonit një pasuri të madhe? Drama koreane “Squid Game” u shfaq premierë në Netflix në shtator 2021, duke magjepsur audiencën. Që nga premiera e saj “Squid Game” është bërë një ndër serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave në mbarë botën, me një kast fantastik të aktorëve koreanë, të cilët krijojnë aleanca dhe armiq përmes versioneve vdekjeprurëse të “Red Light” dhe lojëra të tjera të komplikuara.

Sezoni i parë u pasua me sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Korenë e Jugut, por edhe në Hollywood. Megjithatë, për ju që nuk e dini sezoni 2 starton nesër, më 26 Dhjetor!

Një rikujtesë për personazhet kryesore:

Lee Jung-jae si Seong Gi-hun 

Një burrë pa fat! Gi-hun është i varur nga bixhozi, punon si shofer dhe jeton me nënën e tij të moshuar. Ai hyri në lojë me shpresën për të fituar para të mjaftueshme për të mbajtur vajzën e tij 10-vjeçare e cila u shpërngul në Amerikë me nënën dhe njerkun e saj.

Park Hae-soo si Cho Sang-woo 

Sang-woo, shoku i fëmijërisë së Gi-hun, njihej në lagje për ndjekjen e universitetit më të mirë të Koresë së Jugut. Bankieri më vonë vodhi para nga klientët e tij dhe i humbi në bursë, dhe ai duhet të fitojë lojën për të shmangur arrestimin dhe për të mbajtur shtëpinë e biznesin.

Hoyeon si Kang Sae-byeok 

Sae-byeok fiton jetesën si hajdute ndërsa vëllai i saj më i vogël jeton në një jetimore. Ajo ka nevojë për para të mjaftueshme për të nxjerrë nënën e saj nga territori i Koresë së Veriut dhe të blejë një shtëpi për familjen e saj.

Oh Young-soo si Oh Il-nam

Il-nam, garuesi më i vjetër në lojë, miqësohet me Gi-hun. Mjekët kanë diagnostikuar një tumor në trurin e tij dhe ai po luan mbase ndryshe nga të gjithë, për ta shijuar si eksperiencë. 76 vjeçari ka luajtur kryesisht role murgu në karrierën e tij të aktrimit.

Heo Sung-tae si Jang Deok-su

Gangsteri Deok-su u bashkua në lojë për të shlyer borxhet e lojërave të fatit. Ai është më i afërti me një lojtar-antagonist dhe ka një histori me Sae-byeok.

/tvklan.al