Javën e kaluar, Zyra Rajonale e Sigurisë (RSO) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dhuroi Policisë së Shtetit pajisje të përparuara si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024.
Gjatë një ceremonie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale Jonathan Ellis dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda zyrtarizuan këtë bashkëpunim të rëndësishëm.
“Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të arrijmë rezultate domethënëse në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë”, njoftoi ambasada./tvklan.al