Administra amerikane ka njoftuar një tjetër paketë ndihme ushtarake me vlerë prej 425 milionë dollarësh për Ukrainën.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se këtu përfshihen armatime për mbrojtjen ajrore, municione ajrore-tokë, automjete të blinduara etj.
Zelenskiy nëpërmjet një postimi në Telegram, shprehu mirënjohjen për Biden, Kongresin dhe popullin amerikan për paketën e re. Ai bëri të ditur se foli me Biden për planin e fitores prej pesë pikash të Kievit, të cilin ai e paraqiti në Parlament.
Biden synon të forcojë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën para zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit, të cilat mund ta rikthejnë ish-Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka lënë të kuptohet se do të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës përmes negociatave, dhe shumë republikanë në Kongres, përfshirë të zgjedhurin e Trumpit për nënpresident, senatorin J.D. Vance, kanë kundërshtuar dërgimin e më shumë ndihmave ushtarake për Ukrainën.
Klan News