Sulmonte nëpërmjet shkrimeve të rreme shefat e tij për t’u ngritur në detyrë në Policinë e Shtetit. Ky që shihni në foto është Kushtrim Selimi, shef sektori në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ai është arrestuar së bashku me një kolege të sektorit që punonte. Punonjësja Rexhina Omeri me gazetarin Ervis Hasanaga drejtonin portalin “shqipnews.info”.

Në këtë portal botoheshin me urdhër të oficerit Selimi shkrime të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, duke kritikuar apo denigruar punën dhe figurën e tyre. Selimi kërkonte që përmes këtyre lajmeve të bënte presion me qëllim të emërohej drejtor në polici. Në disa prej shkrimeve të tyre kritikoheshin drejtues të lartë të policisë si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj.

Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar para hetuesve se ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij, lajmet ia sillte Rexhina Omeri dhe ai kishte për detyrim vetëm publikimin e tyre në faqe.

Oficerja e policisë ka deklaruar në dëshminë e saj se lajmet ia niste Kushtrim Selimi, shefi i sketorit në AMP dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Para hetuesve të krimit kibernetike, Selimi ka pranuar se lajmet publikoheshin sepse Selimi i kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP.

Në celularët e dy të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Policia ka shpallur në kërkim shefin e sektorit në AMP, Kushtrim Selimi. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Në shtypin e shkruar janë të shumta raste të tilla. Ndaj disa portaleve ka pasur ankesa për goditje dhe shkrime denigruese ndaj personave të ndryshëm.

Klan News