Paraqitjet e fundit të Barcelonës janë kthyer në një shqetësim të madh për trajnerin Hansi Flick, me ekipin që nuk arriti të fitonte në sfidën e dytë radhazi në La Liga. Por trajneri gjerman shpreson që sulmuesi Lamin Jamal mund të rekuperohet së shpejti, për të ndihmuar ekipin.
Adoleshenti spanjoll ka pësuar një lëndim në kavilje. Sfidën e radhës Barcleona e ka kundër Brest në Ligën e Kampioneve në shtëpi.
“Ne të gjithë e dimë se sa i talentuar është Jamal dhe se si cilësia e tij në fushë mund të ndikojë në një ndeshje. Lamin ka aftësi të cilat të lejojnë të kesh më shumë kontroll mbi topin, por ndikon që edhe kundërshtari të na japë më shumë hapësirë. Shpresoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit që ai do të mungojë, sepse në seancën e fundit dukej mirë, por duhet të presim. Shpresoj që të shtunën të jetë një opsion… ndoshta nga pankina, por do të shohim!”
Pas një nisjeje perfekte në tetor, ku u arritën shtatë fitore, Barca u mposht 1-0 nga Real Sociedad dhe barazoi 2-2 me Celta Vigo, me Yamal që nuk luajti. Flick, i cili ul në stol në maj, u shpreh se skuadra e tij duhet të mësohet që të përballojë vështirësitë dhe se një rezultat pozitiv kundër Brest do të ishte një fillim i mirë. Sipas tij, ajo që ka rëndësi është vetëm fitorja dhe blaugranat do të kërkojnë ta arrijnë në Ligën e Kampioneve.
Klan News