Lajme Arkiva 2004

Shembet një shtëpi rreth 300-vjeçare në rrugën “Hajdari” në kryeqytet. Rreth orës 1:30 e mëngjesit katër familje që banonin në shtëpinë e vjetër 3 katëshe kanë ndier kërcitjen e mureve  dhe vetëm një orë më pas një pjesë e murit është rrëzuar e gjitha përtokë duke plagosur dhe 4 prej banorëve, por që janë  jashtë rrezikut për jetën.

“Krisjet kanë filluar që nga ora 1, siç thoshte mami me babin. Unë kam  qenë në gjumë. Kur dëgjoj zhurma dhe zgjerohem e them ça ka. Mami thotë po shembet shtëpia.  Unë me vëllain dhe më një komshije dolëm nga dera  kurse babi, mami,  babi ngeli brenda, kurse mamin e zunë këto muri që ra”.

“Nga ora 2:10 dëgjova një krisje dhe i thash tim shoqi që po shembet shtëpia. Jo tha. Kaloi ora 2 e  gjysme kur një zhurmë e  madhe, kështu që jemi  në ankth, me fike se kjo  ja duket që ka marrë krisje që tani dhe po shembet”.

Gjithë familjet që po jetojnë në familjet 2 dhe 4 i kanë bërë thirrje bashkisë për t’i gjetur një strehim tjetër pasi banesat e tyre janë  të pabanueshme, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Këto familje i paguajnë  qira shtetit për banesat që janë pronë e ish pronarëve.

Në vendin ku ngrihen 10 shtëpi të vjetra dy katëshe prej dy vjetësh është menduar të ngrihet një pallati ri, është miratuar dhe sheshi i ndërtimit dhe pritet të merret vetëm leja nga KRT-ja e Tiranës./tvklan.al