Avioni që fluturonte nga Roma në Çikago është detyruar të devijojë, pasi një shënim i lënë në banjot e tij ka shokuar të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e e ekuipazhit.

Boeing 767 është ulur në Irlandë për arsye sigurie. Sipas medias italiane “Ansa” thuhet se në banjot e avionin ishte shkuajtur një shënim ku thuhej se kishte bombë.

Anëtarët e ekuipazhit kanë njoftuar mënjeherë për ulje emergjente. Pasagjerët kanë zbritur nga avioni në mënyrë që hetuesit të kontrollojnë me imtësi dhe për të dalë në konkluzion nëse kjo ka qenë një shaka e keqe.

Policia ka kërkuar që të gjithë pasagjerët të shkruajnë diçka në mënyrë që të bëjnë krahësimin e shënimit që është gjetur në tualet. Hetuesit janë në punë e sipër.

/tvklan.al