Uragani Irma ka mbërritur në SHBA, pasi goditi ishujt e Karaibeve më herët gjatë kësaj jave.

Kjo stuhi e fuqishme sëbashku me uraganin Harvey dhe tërmetin me magnitudë 8.1 që goditi Meksikën, eklipsin diellor, zjarret në Australi e SHBA, sëbashku me kërcënimet për luftë bërthamore, kanë shtuar frikën tek njerëzit.

Mbi të gjitha për ata që besojnë në teoritë e konspiracionit, këto janë shenjat e fundit të botës. Një prej tyre zgjodhi që ta përforconte këtë ide duke shpërndarë në rrjetet sociale një pasazh nga bibla.

Megjithatë nuk kanë munguar as komentet e përdoruesve të shumtë në rrjetet sociale, të cilët shprehen të frikësuar nga ngjarjet e fundit.  

“Me dhjetëra shtete në flakë, më pas uragani Harvey, tani Irma.. Jose e Katia, të ndjekur edhe nga një tërmet masiv. Gjithçka është shumë e frikshme dhe e papritur. Po pyes me vete nëse teoritë që përfliten janë të vërteta ose jo”,

shkruajti një përdorues.

Ndërsa një tjetër shtoi:

“Uragani Harvey, Paul, Sandra, Irma, rrëshqitje dheu, tërmete. Nëna natyrë po ankohet. Më shumë katastrofa, apokalips për botën.”

Ndërsa një tjetër tha:

“Po dëshmojmë urgane e përmbytje masive, zjarre të ashpra, tërmete, kërcënime për luftë bërthamore, në një shkallë që nuk është parë më parë. Ku po shkon bota?”

“Të jenë të gjitha këto fenomene sëbashku koicidencë?”

/tvklan.al