Sheshi ekzistues Gjirokastër është i tejmbushur me varre. Vende më nuk ka dhe nevoja për një shesh tjetër ndihet prej kohësh. Përbri varrezave aktuale një shesh toke është kufizuar me mur dhe ka destinacion shërbimin funeral. Por, familjarët e të ndjerëve nuk kanë pranuar që ti varrosin të afërmit e tyre në varrezat e reja. Arsyeja është se në brendësi të këtij trualli hidhen mbeturina ndërtimore dhe më e keqja është se në këtë vend kalon shtrat i një përroi malor.
Këtë banesë të fundit qytetarët e shohin me frikë se mos dhe të vdekurin e merr lumi. Nga ky ndryshim, një pjesë ka vendosur t’a zhvarrosë të ndjerin dhe t’a varrosë atë sëbashku me një të afërm. Për të ndaluar këtë fenomen bashkia ka vendosur një fond prej 2 milionë lekësh dhe është duke rikonstruktuar varrezat e reja si dhe po i ndryshon drejtimin rrjedhës së përroit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti