Të ftuar:

Albiona Muçoimaj

Chrysanthi Kalogeri – astrologe

Gazetare: Agida Koçi

2 receta nga Znj. Vjollca

Receta perfekte për gjoksin e pulës me patate

800 gr patate

500 gr gjoks pule

Vaj ulliri

3 vezë

200 gr krem kosi, schmand ose pana

Kripë dhe piper i zi

1 lk piper i kuq

100 gr mozzarella

1 qepë

1 domate

70 gr parmixhan

Fillimisht lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim në komplet bazën e saj patatet e vendosura si tjegulla njëra pas tjetrës. Presim mishin e pulës tërthorazi në feta të holla e më pas në dërrasën e punës vendosim copat e pulës, i mbulojmë me celefon dhe i shtypim pak me çekiç.

Në një tas vendosim kremin e kosit, kripë, piper të zi, piper të kuq. I përziejmë mirë me djathë mozzarella të grirë në rende. I përziejmë mirë dhe shtojmë në tas copat e mishit. I përziejmë mirë e më pas vendosim copat e pulës mbi patatet duke e mbuluar komplet sipërfaqen e tavës. Presim një qepë në rrathë dhe mbulojmë copat e mishit. Vendosim disa feta domate të cilat i mbulojmë në parmixhan e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Pasi tava të piqet mund të shoqërohet me sallatën që preferoni.

Qofte me brokoli në furrë

500 gr brokoli

500 gr patate

1 qepë

100 gr djathë kaçkavall

1 vezë

Kopër dhe majdanoz

1 lk hudhër pluhur

Kripë dhe piper i zi

1-2 lgj salcë kosi

Salcë për ta shoqëruar

2 lgj salcë kosi

 2 lgj majonezë

1 thelb hudhër

1/2 kastravec

Kopër

Patatet i ziejmë për 30 minuta e më pas i grijmë në rende nga ana më e trashë. Brokolin e ziejmë për 3 minuta e më pas e grijmë në grirësen e qepës shumë lehtë. I vendosim në një tas patatet e grira dhe brokolin. Shtojmë qepën të cilën e kaurdisim me pak vaj e më pas vazhdojmë të shtojmë në tas djathin e grirë në rende, 1 vezë, kripë dhe piper i zi, kopër, majdanoz, 1 lugë kafe hudhër pluhur, 1 lugë gjelle salcë kosi.

E punojmë brumin me duar. Nëse nuk lidhet mirë shtojmë edhe 1 lugë gjelle salcë kosi. Formojmë qoftet e bollshme jo të shtypura e më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shruar letër pjekje të spërkatur me pak vaj. I pjekim në tepsi 180 gradë për 25-30 minuta dhe më pas 10 minuta në grill sa të zverdhen pak. I shërbejmë me salcën, të cilën bashkojmë përbërësit me kastravecin në kubikë të vegjël. Përziejmë salcën dhe e shërbejmë të spërkatur me kopër.

Horoskopi i javës së fundit të marsit, çfarë thonë yjet?

Eklipsi i hënës tek Peshorja, si do të ndikojë tek shenjat?

Eklipset janë periudhat kur në astrologji nënkuptojnë përforcimin e ndjesive dhe daljen në dritë të të vërtetave. Këtë herë, eklipsi në shenjën e Peshores do të sjellë ndryshime në marrëdhënie e bashkëpunime.

Sipas parashikimit të astrologes së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogerit, 4 prej shenjave do të jenë më të ndikuarat nga ky eklips. Java paraqet mundësi shumë të mira ku dita më e favorizuar për shenjat do të jetë e enjtja.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi eklipsin e hënës te Peshorja, kemi kaluar në periudhën e eklipseve pasi do të kemi një eklips dielli më 8 prill kështu që është një periudhë e rëndësishme. Një eklips që do të na ndikojë të gjithëve, por veçanërisht shenjat Dash, Peshore, Gaforre dhe Bricjap janë 4 më të ndikuarat. Eklipsi do të nxjerrë më tepër në pah çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tona, zhvillimet, ngjarjet, ndryshimet që do të ndodhin do jenë si pasojë e ngjarjeve që do të zhvillohen në marrëdhënie e bashkëpunime ose do të prekin marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, ndaj duhen mbrojtur ato për të cilat jemi të interesuar.

Nuk duhet të nxitohemi përpara se të marrim vendime përfundimtare dhe iniciativa. Duhet të përdorim edukatën, komunikimin e ëmbël, sjelljen e mirë, taktin, cilësitë pozitive të Peshores. Lini mënjanë pasigurinë dhe ndërmerrni iniciativa pa nxituar duke hetuar të gjitha të dhënat dhe informacionet që keni. Nëse mendojmë që një situatë është toksike, duhet të shkëputemi prej saj dhe të nxjerrim në pah talentet që kemi. E mërkura, e enjtja kryesisht dhe e premtja, janë shumë të mira për takime në jetën emocionale dhe shanse përfitimi financiar.

Dashi – Eklipsi përballë jush ju fokuson në marrëdhënie e bashkëpunime. Do të jeni të preokupuar me një marrëdhënie ose persona të caktuar, prandaj mos u nxitoni para se të nxirrni përfundime, para se të merrni vendime. Përmes marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve do të arrini zhvillim dhe përparimin që kërkoni në jetë. Do të keni shanse shumë të mira për rritjen e të ardhurave tuaja. Mund të bëni kontaktet e duhura të mërkurën, të enjten dhe të premten ku mund të keni rritje të të ardhurave ose kontakte që do ndikojnë pozitivisht në iniciativat që doni të merrni dhe kanë të bëjnë me rritjen e financave. Është një periudhë ku doni të jeni në intimitet, të veproni në mënyrë diskrete, të jeni më të tërhequr. Merrni kohën për t’u çlodhur, për të rishikuar gjërat e projektet tuaja pasi prilli kërkon të jeni  fuqimisht të aktivizuar dhe mos harroni se çdo gjë që duhet ta bëni tani, duhet ta bëni me takt dhe të jeni elastikë. Kujdes në vlerësimin e drejtë të situatës, mos u nxitoni.

Demi – Është një periudhë e mirë, por me hënën e plotë dhe eklipsin duhet të fokusoheni në punë, në jetën e përditshme, ta organizoni sa më mirë pasi zhvillimet e tanishme në punë e përditshmëri do të jenë përcaktuese për periudhën në vijim. Jini sa më të disiplinuar e të organizuar por mos bëni biseda që t’u jepni armë të tjerëve për të krijuar thashetheme ose prapaskena rreth jush. Jeni në një periudhë shumë të mirë, keni mundësi zhvillimi, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës. Është një  periudhë ku do të gjeni mbështetje në një punë kolektive. Përfitoni të mërkurën, të enjten dhe të premten, sidomos të enjten ku mund të gjeni edhe një njeri nga rrjeti social që do ju mbështesë. Të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës dhe pjesën e parë të 10-ditëshit të dytë keni përforcuar pozitat në një fushë të caktuar, në një situatë, në një marrëdhënie. Keni gjëra shumë të mira përpara dhe një fazë ndryshimesh rrënjësore që vjen nga bashkëpunimet për të lindurit në ditët e para të shenjës. Përfitoni kryesisht deri në datën 26 maj.

Binjakët – Hëna e plotë dhe eklipsi në Peshore funksionon pozitivisht për ju dhe sjell zhvllime shumë të mira për jetën personale. Do takoni persona të rëndësishëm me të cilët mund të krijoni një lidhje emocionale dhe një bashkëjetesë ose kurorë, apo njerëz që do ndikojnë pozitivisht në përparimin tuaj, realizimin e një projekti, vepre, investimi. Lini mënjanë çdo gjë toksike që ju çon drejt rehatisë, tendencës për të kaluar bukur dhe fokusohuni në synimet, qëllimet, iniciativat që duhet të merrni për realizimin e qëllimeve tuaja që do ju çojnë përpara. Jini sa më të aktivizuar në jetën sociale, fokusohuni në punë, një përgjegjësi më të madhe në sferën profesionale, më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, evitoni stresin, ankthin, mund të keni probleme me persona të familjes. Do të keni shanse të përforconi një situatë, të gjeni ndihmën dhe mbështetjen që kërkohet dhe përfitoni nga kjo javë, kryesisht të enjten dhe më të përqendruar, më afër realitetit dhe kujdes me ekspozimet si pasojë e gabimeve ata që janë të lindur nën ditët e fundit të shenjës.

Gaforrja – Jeni një nga shenjat më të ndikuara me eklipsin e hënës në Peshore. Çështjet që do ju preokupojnë kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, pronën tuaj. Zgjidhni çështjet e së kaluarës. Nëse dalin në sipërfaqe, mos iu ktheni të së kaluarës, kujtimeve që mund t’ju lëndojnë e prishin anën  psikologjike. Rregulloni gjërat dhe fokusohuni në anën profesionale. Jeni në një fazë të mirë ku bëni plane për të ardhmen, por ndoshta këto plane kanë një dozë hiperbolizmi, anojnë më tepër nga ëndrrat dhe dëshirat tuaja sesa nga realiteti. Duhet kujdes dhe nëse keni një problem, mos shkoni ta zgjidhni me ligjin por gjeni rrugën e kompromisit. Është një javë shumë e mirë për të mbështetur synimet dhe planet tuaja për të ardhmen, gjeni njerëz që ju mbështesin dhe ndoshta planet mund të kenë të bëjnë me jashtë shtetit, studime dhe realizime të tjera. Më të ndikuarit nga eklipsi janë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.

Luani – Eklipsi dhe hëna e plotë ka ndikim pozitiv. Horizonte të reja hapen para jush, mjaft të nxirrni në pah talentet që keni në organizimin e punës, përdorimin e fjalës, talentet në shkrim, pëfitoni përmes një komunikimi sa më elastik dhe më të mirë me njerëzit e rrethit tuaj. Evitoni problemet me njerëzit e afërt dhe fokusohuni deri në datën 26 maj në karrierë, jetën sociale ku keni shanse dhe nga kjo javë, e mërkurë, e enjte, e premte do të keni mundësinë për një mbështetje në jetën sociale, karrierë ose të bëni një bashkëpunim që do të rrisë të ardhurat tuaja. Do të keni realizime që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Punoni për të ardhmen, për plane afatshkurtra pasi horizonte të reja hapen para jush. Në fazë ndryshimesh në marrëdhënie e bashkëpunime janë të lindurit në ditët e para të shenjës ku disa mund të kalojnë një krizë në marrëdhënie ose nga beqarë të gjendeni të martuar ose në një lidhje që do ju ndryshojë jetën.

Virgjëresha – Eklipsi i hënës vendos fokusin te sfera financiare. Përqendrohuni në një organizim sa më të mirë me qëllim që t’u përgjigjeni problemeve praktike në sferën ekonomike. Mos bëni dëshirat e thella në nevoja dhe shpenzime që do t’i gjeni përpara. Është një periudhë shumë e mirë për planet, për të ardhmen dhe të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në fillim të 10-ditëshit të dytë keni përforcuar pozitat, dini ku gjendeni në sferën profesionale por po ashtu edhe në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Përfitoni nga e mërkura deri të premten për një udhëtim me të dashurin, bashkëshortin ose një bashkëpunëtor ku mund të vini më afër ose mund të bëni një bashkëpunim afatgjatë që do të ndikojë pozitivisht në planet dhe qëllimet tuaja. Më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës,  evitoni konfliktet, merrni përgjegjësinë të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe kujdes në marrëdhënie e bashkëpunime. Mos idealizoni gjërat dhe çfarë ka të bëjë me partnerin ata që kanë lindur në ditët e fundit të shenjës.

Peshorja – Jeni protagonistët e eklipsit të hënës dhe ngjarjet e zhvillimet që do të keni mund t’i paraprijnë iniciativave tuaja, mund të keni ngjarje që do të jenë shtysë për jetën tuaj por edhe mund të jenë jashtë kontrollit tuaj. Kryesorja është që të lini mënjanë pasigurinë, shkëputuni nga zakonet toksike  ose gjërat që ju kanë lënë pas, nxirrni në pah diplomacinë dhe talentin tuaj në komunikim dhe fushat e tjera dhe vendosini në përdorim që të ndërmerrni iniciativa që do të jenë shtysë për disa vite. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të kenë një ndryshim, njerëz të rëndësishëm do të gjenden në rrugën tuaj për të ndryshuar jetën sociale e profesionale. Evitoni ankthin, jini të disiplinuar dhe gjeni mbështetje e ndihmë për të përmirësuar jetën e përditshme nga e mërkura e deri të premten.

Akrepi – Eklipsi i hënës ju fton të përqendroheni në anën psikologjike. Sa më e mirë të jetë, aq më mirë do i shihni gjërat dhe do të shkoni drejt realizimit të tyre. Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe evitoni çdo prapaskenë të mundur. Është një periudhë ku mund të krijoni në fushën artistike, erotike edhe pse në jetën emocionale gjërat janë në antitezë. Për disa gjërat nuk shkojnë aq mirë sa do të donin, ndërkohë që për të tjerë herë shkojnë e herë nuk shkojnë, ndoshta i merrni gjërat pak më seriozisht sesa janë. Përfitoni nga kjo periudhë dhe fundi i javës, sidomos nga e mërkura deri të premten ju krijon mundësi për një bashkëpunim në sferën profesionale për realizimin e një vepre ose investimi që doni të bëni ose një marrëdhënie tuajën personale, pra të keni takime dashurie. Të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të zgjidhin problemet familjare që i preokupojnë dhe të kujdesen për psikologjinë, mos t’i shohin gjërat në përmasa të mëdha.

Shigjetari – Hëna e plotë dhe eklipsi kanë impakt shumë pozitiv te ju por duhet të fokusoheni te qëllimet dhe synimet tuaja, mos të jenë më të larta se mundësitë tuaja. Rëndësi ka të jenë të realizueshme dhe sa më afër mundësive. Fokusohuni në një punë kolektive. Trajtoni gjërat me takt e kujdes, pranoni gjërat e të tjerëve por vendimin përfundimtar merreni pasi t’i keni hetuar. Është një periudhë erotike ku njerëz do të gjenden në rrugën tuaj prej të cilëve do të merrni mësimet e duhura ose do të kaloni jetën tuaj personale apo profesionale në një shkallë tjetër dhe do të keni ndryshime e zhvillime në vitet e ardhshme. Përqendrohuni në problemet që mund të keni në familje, më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës me ulje dhe ngritje psikologjike dhe të mos jeni të acaruar me problemet që mund të hasni. Merrni përsipër përgjegjësitë të lindurit në 10-ditëshin e dytë, jini më afër realitetit, vlerësoni mirë situatat në marrëdhëniet familjare të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës. Nga e mërkura e deri të premten përfitoni për zhvillime dhe zgjidhje të problemeve në punë, përditshmëri dhe probleme familjare.

Bricjapi – Fokusohuni në problemet që kanë të bëjnë me karrierën dhe familjen tuaj. Ju tërheq karriera, por këtë herë duhet të vendosni një ekuilibër midis problemeve familjare dhe sferës profesionale. Në sferën profesionale lini mënjanë dhe evitoni problemet, gjeni zgjidhje ndërkohë që u jepni rëndësinë e duhur njerëzve të familjes që kanë nevojë për ju. Nga e mërkura deri të premten përfitoni për takime për promovimin e punës ose për të krijuar një lidhje në jetën personale, bsieda që do ndihmojnë dhe favorizojnë zhvillimin tuaj përmes një investimi.

Ujori – Horizonte të reja hapen përpara jush me eklipsin e hënës te Peshorja, mjaft që të mos nxitoheni dhe të kaloni nën mikroskop çdo të dhënë që do të keni pëprara se të bëni plane për të ardhmen. Hetoni dhe tregohuni sa më të qartë me njerëzit e rrethit tuaj, por vendosni fokusin në sferën financiare ku do të keni shumë zhvillime, të ardhura e detyrime. Përfitoni për shitje, blerje, shfrytëzimin e një prone por edhe zgjidhjen e një problemi në familje nga e mërkura deri të premten. Në një fazë ndyrshimi thelbësor janë të lindurit në ditët e para të shenjës. Lini mënjanë fobitë dhe përshtatjuni situatave dhe kushteve të reja që paraqiten.

Peshqit – Eklipsi i hënës vendos fokusin te të ardhurat që vijnë nga bashkëshorti, bashkëpunëtori. Organizoni sa më mirë dhe ndërmerrni iniciativa që do sjellin zhvillim dhe rritje të të ardhurave persoanle. Lini mënjanë pasigurinë, mos bëni dëshirat e thella nevoja me qëllim që të keni organizim sa më të mirë të financave tuaja. Është një periudhë shumë e mirë për ju, erotike, ku mund të realizoni dhe është shumë aktive. Mos u nxitoni dhe mos shpërtheni ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Ngrini barrën e përgjegjësisë dhe përforconi pozitat ju të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe ata në ditët e fundit të dallojnë ëndrrat nga realiteti. Kjo javë është e mirë për njohje e takime që favorizojnë zhvillimin dhe jetën tuaj personale. E enjtja është një ditë ku dashuria është në ajër. Një periudhë shumë e mirë, aktive dhe me përgjegjësi.

Quiz televiziv