Pensionistët patën mundësi që deri në orën 10:00 të kësaj të shtune të dilnin dhe të ajroseshin jashtë shtëpisë.

Edhe pse moti i ditës së sotme nuk i favorizoi, një pjesë e madhe e tyre kanë preferuar të dalin për ta shrytëzuar në maksimumm fashën orare.

Siç duket edhe nga pamjet, rrugët e Tiranës pavarësisht shiut ishin të mbushura nga të moshuar këtë të shtunë.

Sipas vendimit më të qeverisë, pensionistët do të kenë mundësi të dalin edhe të dielën deri në orën 10:00.

Njësoj si ta, leje për të dalë kanë edhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Kjo kategori do të lejohet të dalë nga ora 11:00 deri në 17:30./tvklan.al