Gjokë Uldedaj: “Ka rreth 1 orë e gjysmë që është ndërprerë numërimi në këtë KZAZ, arsyeja është e pashpjegueshme. Komisionarët e Partisë Socialiste dhe numëruesit njëkohësisht  me një urdhër. Nuk e di nga i marrin këto urdhra, kanë shkelur rëndë kodin zgjedhor dhe ka një ndërprerje të numërimit. Të gjitha komisionarët e Partisë Demokratike janë në punë, të gjithë numëruesit janë në gjendje pune. Po presim, kemi njoftuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe presim një përgjigje nga ana e tyre. Për të marrë masat pasi është një shkelje flagrante e kodit zgjedhor. Nuk ka të parashikuar në kodin zgjedhor ndërprerja e numërimit, justifikimet janë të pa bazuara.”

“Qysh në orën 4 e gjysmë, tavolinë pas tavoline, 3 tavolina kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave. Janë tërhequr komisionarët e Partisë Socialiste për numërimin e votës. Janë numëruar dhe 2 kuti të tjera mbrapa dhe në këtë orar që flasim tani të 5 tavolinat e numërimit nuk funksionojnë më sepse janë larguar komisionarët e numërimit të votave. Arsyen nuk e di, nuk e kuptoj është e pakuptimtë, e pamotivuar. Ligji e ka që procesi të mos ndërpritet asnjëherë, asnjë minutë sepse ne funksionojmë me grupe … me 2 grupe. Në mënyrë të pakuptimtë, nuk e kuptoj pse bëhet një ndërprerje e tillë kur ne kemi dy orë që i presim, 1 orë e gjysmë që i presim.”/tvklan.al