Mes të plagosurve edhe deputeti Bujar Çela
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lushnje. Nga shpërthimi dy person ka ndërruar jetë ndërsa disa të tjerë janë të plagosur. 2 prej këtyre të fundit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërguan drejt Spitalit të Traumës.
Sipas Sefës e cila dha detaje nga vendngjarja, paraprakisht dyshohet që ky shpërthim është aksidental e zhurma e tij është ndjerë në gjithë qytetin. Mësohet se linja e tensionit të lartë ka rënë mbi depozitën e gazit, e cila furnizonte dy magazina të bizneseve.
“Disa minuta më parë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm që është ndjerë në gjithë qytetin, në zonën industriale, përballë ish-uzinës së plastmasit. Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon ndërtimi dhe disa persona kanë qenë duke punuar aty në atë moment. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes 3 persona janë dërguar me djegie të rënda në të gjithë trupin për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë një tjetër ka humbur jetën. Dyshohet se gjatë kohës së punimeve në një vinç ka kapur në lartësi tensionin e lartë elektrik që kalon në këtë zonë duke provokuar shpërthimin e fuqishëm. Tashmë është vendosur shiriti i sigurisë, por burime policore bëjnë me dije se brenda kapanonit është hapur një gropë me diametër jashtëzakonisht të madh, e cila tashmë është shpallur zonë e ndaluar. Është një tronditje e madhe për banorët e këtij qyteti pasi nga shpërthimi janë thyer dhjetëra xhama të bizneseve, jo vetëm atyre përballë këtij objekti në ndërtim, por edhe ato më larg, në vijë ajrore 4 km.”
Gazetarja theksoi se objekti është thuajse i gjithi i shembur dhe kanë nisur kërkimet nëpër rrënoja. Për viktimën Roland Hoxha, Sefa tha se ka humbur jetën gjatë transportit në spital. Djali i tij, Elidoni, u shua në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë sipas gazetares Glidona Daci mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela i cili po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë zjarrfikësja dhe ambulanca, e cila siç shihet nga pamjet largohet me shpejtësi bashkë me të lënduarit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ndodhen te spitali rajonal.
/tvklan.al