Dëme materiale në biznese dhe banesa

Një shpërthim gazi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të shumta te bizneset dhe banesat private aty pranë.

Sipas pronareve, dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e mbinxehjes se elektromotorit të pompës që nxjerr karburantin.

Dy zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin.

Tv Klan