Siguria e kufirit nëpërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të varet edhe nga funksionimi i një strukture të re policore. Vija kufitare mes dy vendeve pritet të monitorohet nga policia shqiptare dhe ajo e KFOR-it, duke parandaluar kështu zhvillimin e shumë trafiqeve të paligjshme, apo largimin nga kufijtë e çdo shteti të personave me precedent penal.
Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare dh komandanti i KFOR-it nënshkruan një marrëveshje zyrtare mbi procedurat operuese nëpërmjet policisë kufitare të Shqipërisë dhe KFOR-it.
Ahmet Premçi: “Ka qenë një marrëveshje e mëparshme që ka funksionuar mjaft mirë deri më tani dhe mendoj që me këtë hap që hodhëm sot me këtë nënshkrim të kësaj marrëveshje do kemi një marrëdhënie më cilësore nëpërmjet bashkëpunimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë kryesisht me kontrollin dhe monitorimin e kufirit të gjelbër në të gjithë territorin që ne na ndan me Kosovën.”
Qëllimi i kësaj marrëveshje është vendoja e procedurave të efektshme për bashkëpunimin, koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e informacionit nëpërmjet policisë kufitare të Shqipërisë dhe KFOR-it, me synim menaxhimin e kontrollit sa më të mirë të kufirit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Petrit Xhaferri