Në diskutim me Ministrinë e Shëndetësisë datat 8 ose 11
Pushimet dimërore për nxënësit e sistemit parauniversitar do të jenë këtë vit më të gjata se herët e kaluara dhe procesi nuk pritet të rifillojë në 4 Janar.
Për shkak të situatës së pandemisë ministrja e arsimit Evis Kushi thotë se me shtyrjen e rinisjes do të tentohet që të ndikohet në normalizimin e situatës së COVID-19.
Kushi nuk dha data për rifillimin e procesit mësimor, por burime pranë Ministrisë së Arsimit bënë me dije se, ndryshe nga vitet e tjera nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm nuk do e fillojnë shkollën menjëherë pas festave.
Dy janë opsionet që ministria e arsimit po diskuton me Ministrinë e Shëndetësisë për rifillimin e shkollave, data 8 ose 11 Janar. Do të jetë komiteti Teknik i ekspertëve ai që do të vendosë për këto data. Zgjatja e pushimeve dimërore bëhet për të frenuar përhapjen e COVID-19. Online mbeten për një kohë të pacaktuar edhe universitetet.
Tv Klan